Fasha 800 kwh në muajin Nëntor, eksperti i energjisë: Faturimi ka filluar, qytetarët të bëjnë kujdes

27 Tetor 2022, 14:11Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Sipas ekspertit të energjisë Azmir Duleviç faturimi për muajin nëntor dhe llogaritja e fashës prej 800 kwh ka filluar dhe në këtë mënyrë qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes me konsumin e energjisë.

Në një interviste me mediat, Duleviç u shpreh që ‘Faturimi mbyllet nga 23 – 24 e çdo muaji, dhe për muajin nëntor faturimi ka filluar, sot me 27 tetor do të llogaritet fatura për muajin nëntor.

Nga ky moment, deri më datë 24 – 25 do të fillojë numërimi për muajin nëntor, për 800 kwh, qytetarët duhet të kenë kujdes për menaxhimin e konsumit, kush do ta kalojë në këtë periudhë diferencën do ta paguajë me çmim 4.4 herë më të lartë’.

Sipas ekspertit të energjisë Azmir Duleviç janë rreth 100 mijë abonentë që rrezikojnë që të kalojnë fashën prej 800 kwh dhe për pasojë të paguajnë një çmim 4.4 herë më të lartë.

Për të kjo fashë duhet hequr dhe duhet të revokohet për disa arsye.

Kjo fashë duhet të revokohet, sepse çmimi i energjisë në bursë është ulur. Një gjë e tillë në Shqipëri ndodh sepse nuk kemi bursë të energjisë elektrike, por ajo që është e rëndësishme dhe të gjithë qytetarët janë të shqetësuar, muaji nëntor pothuajse ka ardhur, dhe aplikimi i fashës do të preki 100 mijë familje me një çmim 4.4 herë më të larë.  Anëtarët e bordit të ERE-s që mos bie fasha, nuk ishin koherente, të dhënat e bursës, tregojnë që cmimi i energjisë ka rënë, pra aktualisht çmimi i gazit dhe energjisë elektrike është 20 përqind më lirë se çka qenë në tetor të 2021’, tha Duleviç.

Sipas tij Bordi i ERE ishte në nivelin më të ulët nga diskutimet dhe shpjegimet që dha, një aneks mbrojtës  ndaj vendimeve të qeverisë dhe asnjë shpjegim teknik dhe korrekt në lidhje me situatën aktuale të energjisë në bursën ndërkombëtare.

 

Video