Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Kemi 10 vite që kërkojmë amnistinë fiskale

21 Tetor 2022, 13:55Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikolin Jaka

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë u shpreh në një intervistë për mediat se sipërmarresit kërkojnë që të ketë aministi fiskale.

Jaka nënvizoi se kjo amnisti duhet të kalojë raundin e tryezave dhe debatit dhe argumentit dhe të përmbushë të gjithë nevojat dhe kërkesat e sipërmarrjes private.

Ne kemi një deklaratë të përbashkët, ku ishin edhe 7 shoqata, kemi pasur komunikime edhe me anëtarët tanë. Për aq kohë sa kemi dalë me një deklaratë, kemi një deklaratë ku propozojmë që të ketë një amnisti fiskale.

Por, kjo amnisti duhet të kalojë raundin e tryezave dhe debatit dhe argumentit dhe të përmbushë të gjithë nevojat dhe kërkesat e sipërmarrjes private, pasi gjithmonë një amnisti fiskale parimisht dhe moralisht është dekurajuese për sipërmarrjen e ndershme.

Duke parë shifrat e informalitetit ne kemi 10 vite që kërkojmë amnistinë fiskale, të luftohet informaliteti”, u shpreh Jaka.

Video