Çfarë po ndodh me Euron? Bie për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve

15 September 2025, 18:34Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh me Euron? Bie për herë të parë
Foto ilustruese

Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri të rënies duke u këmbyer për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, monedha europiane është zhvlerësuar me 2.6 për qind.

Vetëm gjatë vitit 2025, euro ka pësuar luhatje të vazhdueshme, por me një tendencë të qartë rënëse. Nga mbi 100 lekë në janar, në muajt në vijim vijoi të ulej gradualisht, duke zbritur në 97 lekë në shtator.

Kjo do të thotë se brenda 8 muajve të parë të vitit, euro është zhvlerësuar me rreth 3%. Një prej arsyeve kryesore lidhet me ofertën e lartë të valutës në treg. Vetëm në periudhën janar-gusht, mbi 500 milionë euro janë tërhequr nga tregu vendas, si pasojë e prurjeve të turistëve dhe remitancave.

Ekspertët thonë se zhvillimet e mëtejshme të kursit do të varen nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.


Video