Bordi ka ndryshuar sërish çmimin e karbuaranteve, duke i ulur me "pikatore", pavarësisht uljeve të ndjeshme në bursë.
Çmimi i naftës do të shitet me pakicë me 214 lekë/litri, nga 218 lekë që shitej deri më sot, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 202 lekë/litri.
Po ashtu, është ulur edhe çmimi i benzinës, i cili do të shitet me pakicë me 195 lekë/litri, nga 200 lekë/litri që shitej deri më sot, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 183 lekë/litri.
Gazi do të vazhdojë të shitet me 71 lekë/litri, ndërsa çmimi i naftës për peshkim do të jetë 120 lekë litëri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.