A do të hyjë në fuqi fasha në dhjetor? Përgjigjet zv/ministri i Energjetikës

23 Nëntor 2022, 22:45Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Bejtja

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjetikës, deklaroi sonte se në 1 dhjetor nuk do të hyjë në fuqi fasha e energjisë elektrike 800.

“Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800”, deklaroi Bejtja në “A2 Business”

“Kjo fashë ka karakter edukativ. Në 1 dhjetor nuk hyn në fuqi fasha”, shtoi zv/ministri.

Video