Digitalb e mbyll vitin 2025 me një sukses të madh, duke konfirmuar fuqishëm lidershipin e saj absolut në tregun e televizionit me pagesë në Shqipëri.
Me rritje të vazhdueshme të numrit të abonentëve, Digitalb dëshmon edhe një herë besimin në rritje të publikut dhe forcën e një oferte që bashkon përmbajtje premium, teknologji moderne dhe eksperiencë superiore argetimi dhe informimi.
Aplikacioni Digitalb u shndërrua gjatë 2025-ës në një pikë referimi për eksperiencën televizive, duke ofruar shpejtësi, funksionalitete të avancuara dhe akses të plotë në çdo moment, kudo dhe në çdo pajisje.
Nga ana ekonomike, 2025 është viti më i suksesshëm për Digitalb që prej 2018-ës, me rritje të fortë të xhiros dhe performancë financiare në nivele rekord – një tregues i qartë i vizionit të duhur dhe investimeve strategjike.
Një etapë e rëndësishme e DigitAlb ishte edhe ndryshimi i pronësisë, ku familja Hoxha ka rimarrë pjesën më të madhe të aksioneve.
Finalja e vitit ishte spektakolare: Serie A dhe UEFA Champions League iu bashkuan programacionit të Digitalb, duke e mbyllur 2025-ën me ofertën sportive më të plotë dhe më të fortë në treg.
Dhe ky është vetëm fillimi.
Viti 2026 pritet të jetë edhe më i madh për Digitalb, me kanale të reja, cilësi edhe më të lartë dhe më shumë përmbajtje premium, duke e çuar eksperiencën e abonentëve në një tjetër nivel.
Digitalb – lider sot. Më i fortë nesër.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.