16 mijë subjekte fituan 3.5 miliardë euro. Cili nga sektorët gjeneroi më shumë parà gjatë vitit 2023?

7 Nëntor 2024, 13:39Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitimi i tatueshëm i  realizuar nga kompanitë e mëdha në vend, të cilat janë objekt i ligjit për tatimin mbi fitimin, arrin në një vlerë prej 348.5 miliardë lekësh apo rreth 3.5 miliardë eurosh.  Ky fitim është realizuar në total nga 15.939 subjekte të mëdha që operojnë në vend.

“Fitimi i realizuar i tatueshëm 348.5 miliardë ne 2023 15.939 subjekte ne total. Tatimi për tu paguar në total është 51.7 miliardë lekë”.

Por si është i shpërndarë ky fitim sipas sektorëve dhe cili ka pasur perfomancën më të mirë

Të dhënat zyrtare të financave të zbardhura nga SCAN, tregojnë se më se më fitimprurësi është sektori i shërbimit dhe turizmit, me një vlerë prej 110.2 miliardë lekësh dhe që përbëhet nga 4364 subjekte në total.

Ndjekur nga sektori i prodhimit, ku fitimi i tatueshëm regjistrohet në vlerën e 93.6 miliardë lekësh dhe përfshin afro 2508 subjekte.

Në vendin e tretë renditet sektori i tregtisë me një fitim të akumuluar në shifrën e 87miliard lekëve, dhe përfshin 6470 subjekte ndjekur nga sektori i ndërtimit me 43.5 miliardë lekë dhe 2 mijë subjekte.

Ndërsa në fund renditet transporti, ku fitimi i gjeneruar është në nivelin 14 miliardë lekëve, për 597 subjekte.  Shkalla e tatimit fitimit për subjektet me të ardhura mbi 14 milionë lekë  është në nivelin 15 %.

Video