Bekim Balaj shënon “golin e jetës”, bëhet baba i një djali

27 October 2026, 13:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bekim Balaj shënon “golin e jetës”, bëhet baba i

Një gol që nuk shënohet në fushë, por që ka vlerën më të madhe në jetë!

Bekim Balaj është bërë baba i një djali, Amiris, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tij.

Gëzimit të kapitenit të Vllaznisë i është bashkuar edhe familja kuqeblu. Një delegacion i klubit shkodran, me presidentin Alban Xhaferi, drejtues dhe pjesëtarë të skuadrës, ka vizituar familjen Balaj për të uruar ardhjen në jetë të vogëlushit.

Klubi i ka përcjellë kapitenit dhe familjes së tij urimet më të mira, duke i dëshiruar Amiris shëndet, fat dhe lumturi. Një moment që tregon se Vllaznia nuk është vetëm një skuadër futbolli, por edhe një familje që qëndron pranë lojtarëve të saj në ditët më të rëndësishme.

 


Video