Të paktën kemi një kryeministër të “lumtur"

10 February 2022, 16:32Pikëpamje SHKRUAR NGA VOX NEWS
Të paktën kemi një kryeministër të “lumtur"
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

SHËNIM: Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama është një njeri i lumtur dhe politikan fatbardhë.

Është i tillë pasi përballë vetes ka një opozitë të ndarë në tresh, që as nuk bëhet bashkë e as nuk ka mend të bëhet bashkë.

Ndërsa ai e reduktoi të majtën në një forcë të vetme politike, e djathta, si asnjëherë më parë, hedh mbi vete gjithë të këqijat.

Është  lumtur, pasi, ndërsa çmimet rriten e rriten, dhe janë më të larta në vlerë se shumë çmime bazë jetike ushqimore në Perëndim, opozita, në dy kahet e saj pëdëiste, merren me njëri-tjetrin, sulmojnë godinën e vjedhur bashkërisht, vendosin dyer të blinduara, hedhin gaz dhe përplasen.

Natyrisht tufa e opozitarëve drejtues jetojnë në luks, por përkrahësit e tyre dhe njerëzit e zakonshëm maten mirë para se të nxjerrin paratë nga xhep.

Është i lumtur, pasi, gjithë pushtetet janë në duart e tij. Që nga qendrori, ku është vetë zot e vetë shkop, deri në bashkinë më të vogël, që nga dikasteret e deri në njësinë e pafund.

Ndërkohë opozita merret me vetveten, si të ishin dy skuadrone armike. Basha përgatit dosjen për të futur në listën e zezë "babain" e tij politik, Berisha e shpall "djalin" politik si njeriun me një mijë dosje të zeza.

Është i lumtur, pasi, përballë vetes ka dy liderë të shkatërruar.

Njëri Lulzim Basha është lehtësisht i blerë, ai shet gjithçka, të vërtetën, listat e kandidatëve, deri nderin, si ndodhi në zgjedhjet politike të vitit 2017, kur mbylli çadrën për çmimin e pallatit të vjehrrit; ndërsa lideri tjetër, Berisha, është "non grata", jo vetëm për Departamentin e Shtetit.

Është i lumtur, pasi, megjithëse në 6 vite ka shpenzuar 1,2 miliard euro për ndërtim rrugësh, kilometrat e ndërtuara janë më pak.

Është  lumtur, pasi, me votat që ka, përmes ndryshimeve kushtetuese, mund të zgjedhë presidentin e ardhshëm sipas dëshirës së tij. Mund të vërë përsëri një gomar tjetër dhe ai të jetë babai  kombit.


Video