Gazetari: Kush ka dokumenta dhe pretendime për pronësinë në Zvërnec t'i publikoj, jo të bëj gjyq popullor!

31 Maj 2026, 16:53Pikëpamje SHKRUAR NGA HABJON HASANI

Nga Habjon Hasani

Chapter I

Si fillim fare, kam nje kontrate ligjore bashkepunimi me Kastrati Group qe daton nga viti 2017. Kjo kontrate eshte lidhur ne nje moment domethenes per mua; dhe situate interesante ku rruget u puqen.

Bashkepunimin me ta e kam ligjor, publik, jam i kenaqur sepse kane ditur te respektojne kushtet e mia.

Jane tre kushte te thjeshta:

a) E verteta nuk negociohet, Diellin s’e fsheh dot. S’jam aq i zoti.

b) Nese te intimidojne, te bien me qafe ose te bejne padrejtesi, do veproj. Nese ti i bie dikujt tjeter me qafe, s’te njoh.

c) Miqte e tu s’jane miqte e mi. S’dua te di fare cilin ke mik dhe s’dua te njoh askend nga miqte e tu.

Kaq. Ata i pranuan keto tre kushte elementare dhe une jam shume komod me bashkepunimin.

Kjo eshte e rendesishme te thuhet sepse ne çeshtjen e Zvernecit ky grup interesi eshte investitor.

E lexova me vemendje shkrimin e BIRN i cili duhet thene se ishte serioz, mirepo kam keto pyetje sa i takon çeshtjes, qe ende nuk ja di pergjigjen:

a) Territori i projektit turistik, ka qene i klasifikuar toke bujqesore apo toke pyll?

b) Cila eshte trajektorja kronogjike dhe historia (familjare) e familjes Shehaj ne Vlore ne raport me territorin objekt projekti?
A eshte kundershtuar ndonjehere juridikisht kalimi i ketij territori ne pronesine e familjes Shehaj?
Nese po, kur dhe nga kush? Si ka evoluar ky proces juridikisht?

c) Nuk ekziston asnje para-kusht qe duhet te jesh i virgjer per te poseduar prona. Artur Shehu mund te jete dhe Keyser Soze, mund te jete dhe klarinetist orkestre dasmash; kjo s’ka pike rendesie ne kuptimin juridik kadastral, per sa kohe nuk vertetohet se ai ka detyruar ose shtrenguar ndonje pale shteterore ose private te beje tjetersime.
Barren e proves e kane ata qe e akuzojne. Opinionet dhe mbresat jane emocione, juridikisht jane NUL.

d) Sa familje shqiptare apo dhe protestues kane pretendime pronesore ne kete territor objekt projekti?
A perputhet topografia dhe lokacioni i letrave te tyre me zonen objekt projekti?
Nese i posedojne keto letra, si i kane adresuar ligjerisht?

e) A eshte takuar se fundmi me konsensus kryetarja e bashkise se Vlores ne territorin grek me disa nga familjet e Zvernecit qe jetojne ne Greqi dhe çfare eshte rene dakord aty?

A kane paraqitur keto familje dokumente qe vertetojne pronesine e tyre brenda territorit te rrethuar apo kane qene te papergatitur per te vertetuar ndonje gje dhe eshte rene dakord qe te behen rilevime topografike per te konstatuar nese tokat e tyre ndodhen brenda ose jashte zones se rrethuar objekt projekti?

f) Cila ka qene trajektorja e due-dilligence qe kane bere investitoret e shtetit te Katarit (plus Kushner-Kastrati). Sepse bankat qe do angazhojne ata me patjeter qe do bejne due-dilligence te territorit dhe procesit juridik kadastral. Cili eshte konkluzioni i sitjes qe kane bere audituesit e riskut te bankave nderkombetare?

Keto jane pyetje qe lypin pergjigje dhe qe gjykoj se do qartesonin disi situaten aty, skenat e dhunes qe u deshmuan dje, jane te shemtuara por jo domethenese.

Nje gabim dhe mungese profesionalizmi e dy tre rojeve te sigurise, nuk mund te jene as alibi dhe as busull per arsyetimin mbi nje problem kadastral, thellesisht profesional ligjor.

Chapter II

Para nje viti e diçka, nje grup djemsh ketu ne Tirane hartuan nje raport, i cili shkoi ne paradhomen e Trumpit. Raporti bente fjale per nje risk dhe aksion te dokumentuar politik-koorporativ-mediatik qe synonte te shnderronte ne “impichment” ne kompromentim, e Jared Kushner me Edi Ramen.

Raporti vertetonte katerciperisht se loja ishte e kurdisur, e nxitur direkt nga kundershtaret politike te Trump ne SHBA, ndersa ishte dokumentuar instrumenti lokal i kurdisjes.

Me pak fjale, raporti paralajmeronte ekipin e ngushte te Trump se angazhimi i Jared ne Shqiperi mund te shnderrohej ne patate te nxehte sepse e njejta dore qe gjurmonte aktivitetin e biznesit te Jared, paralelisht investonte ne ndertimin e profilit te Artur Shehut si narkotrafikant.

Implikimi i dhendrit te presidentit amerikan me nje lord droge do ishte nje scoop i papare dhe terren i mire per impichment.

Rama e Kastrati as llogariten fare ne kete histori; loja shkon larte, mund te behen te dy koka turku nese kurdisja funksionon. Te dy jane te frikesuar, sepse te dy e dine qe askush nuk llogarit mizat kur shkon per te vrare elefantin.

Ne kete loje, rol pikant ka patur dhe akrobati Richard Grenell, i cili pervec se eshte pjese e administrates Trump, e mik personal me Jared, e ka dollarin demon qe i ka pushtuar shpirtin dhe ben çdo gje per 5 dollare me shume. Ky torollak GOY ja kishte lehtesuar shume punen pales tjeter me akrobacite e veta.

Chapter III

Para disa ditesh u shpernda ne media nje foto e gjeneruar me inteligjence artificiale, ku jepej imazhi i nje gardhi rrethues ne Zvernec si pike kufitare Izrael-Shqiperi. Ishte mashtrim banal, por funksionoi deri diku.
Nuk e pashe BIRN-in dhe asnje nga keto organizatat qe bejne medemek “fact-checking” te shkruante dicka mbi kete manipulim banal.

Me ata te BIRN kam principe diametralisht te kunderta pune, sepse ata e kane si biçim krenarie qe punojne me fonde ambasadash, perfshire dhe amerikanen dikur, ndersa une e klasifikoj punen me ambasadat me kutin amerikan. Nese ndodh ne SHBA, qe ti te financohesh nga nje ambasade e nje shteti te huaj, ti klasifikohesh automatikisht “foreign agent” dhe je objekt i vemendjes se inteligjences.

Pra me standardin tim, qe perputhet me standardin amerikan, koleget e BIRN une i konsideroj aktore te shteteve te huaja pa asnje lidhje me interesin publik vendas. Kjo eshte ndasia ime kryesore me ta.

Ndasia e dyte lidhet me prirjen e tyre per te nxitur gjyqet popullore. E kane bere dhe dikur, kapen nje projekt per monitorimin e vettingut, bene tabele qitje e gjyqe popullore ne gazete sa te duash, por ja ku jemi sot, viti 2026, prokurorite dhe gjykatat jane ne hiper-ngarkese dhe praktikisht sot nje gjyq divorci do 7 vite te perfundoje.

I njejti stanjacion vlen dhe per gjyqet e pronave, kolapsi eshte total sot, por shoket e BIRN siduket nuk kane fonde te posaçme nga ambasadat per te bere ndonje reflektim mbi ate çfare i solli drejtesise shoqerore kjo reforme.

Fondet mbaruan, gijotina u konsumua, shqiptaret le te vrasin veten tani, le te presin dhe 7 vite per nje gjyq divorci.

Te njejten shije me jep disi dhe ky angazhimi i tyre me Zvernecin, se dakord e kuptoj une qe Artur Shehu duket i dyshimte e ndonje pronar tjeter aty mund te jete me halle, por kam nje pyetje elementare:

Kujt i eshte grabitur toka ne ate territor projekti?

Si quhen keta mo vlla?

Emrin. Mbiemrin. Topografine dhe vendimin gjyqesor ju lutem. Se kemi bere dhe reformen ne drejtesi, me siguri qe duhet te kete vendime gjyqesore. Apo jo?

Dikur, ekosistemi WOKE pjese e te cilit eshte dhe BIRN publikoi dosjen e famshme te Lulzim Bashes me lobimin ne USA me te ashtuquajturat paret ruse.

Kisha supremaci ne informacion asokohe mbi kete hetim qe po ndodhte, me kurdisjen qe po kryhej ndaj Bashes; dhe editorialisht kalova asokohe 100% ne mbrojtje te Bashes; e dija shume mire qe Lul idioti bashke me kunatin e vet kishin bere lemsh me kalimin e fondeve, por e dija si buka qe ha, qe nuk ishtr muhabet rusesh por muhabet idiotesh tirone.

Por ama dija dhe dicka tjeter asokohe, akoma me te rendesishme, qe ne loje nuk ishte vetem pengmarrja e Lulit, por ishte ne loje dhe pengmarrja e Rames.

Te dyja keto pengmarrje kulmuan me zhvendosjen e koorporates Exxon nga Shqiperia dhe kalimin e saj ne Greqi, ngjarje themelore kjo qe ndikon ekuilibrat energjitike ne rajon per 50 vitet e ardhshme.

Rama mori ne kembim Yuri Kimin. Luli mori sallatorin.

Kur Yuri Kim u flak nga Departamenti i Shtetit, shkoi dhe nisi pune ne Exxon.

Shoket WOKE te BIRN ende sot e kesaj dite nuk e dine qe gjithe masturbimi tyre me scoopin rus te Lulit ishte kurdisje e bere me bisturi per te eleminuar Exxonin nga Shqiperia.

Rezultati final i vendit tone jane ato anijet tigra qe na erdhen ne Vlore, karakatina dhe llamarina qe i solli Yuri me Richard Grenell.

Ndaj dhe; pordhet me rigon me mafioza e me judej qe do na grabitin neve Zvernecin, eshte e mira qe t’i shihni icik me ftohte, se Exxoni na iku ne Greqi ne 2017-en, por une sot pyes, keta pretendetet per prona ne Zvernec pse i bejne takimet ne Greqi me Bruna Mersinin?

Dhe nese pronaret jane ne Greqi, keta qe protestojne te gardhi, cfare i bie te jene?


Video