Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë për mrekulli familjarët

4 December 2024, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë për
Foto ilustruese

Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit në fshatin Markatomaj të Lezhës mbrëmjen e sotme. 

Burime policore bënë me dije se vatra e zjarrit ra në njërën nga dhomat e banesës në pronësi të Vasil Kolës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht pjesëtarët e familjes arritën të dilnin në kohë, por nuk arritën dot që ta shuanin zjarrin. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e vatrës, që të mos përhapej më tej. 

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa pamjet tregojnë edhe shkallën e tyre dhe efektivët në operacionin e shuarjes.


Video