47-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës, mister shkaqet e vdekjes

4 December 2024, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
47-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës, mister shkaqet e
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij në Korçë.

Policia thotë se po heton rastin, ndërsa aktualisht mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

"Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.


Video