Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet juristi i Kadastrës së Durrësit

4 December 2024, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet juristi i Kadastrës
Kadastra e Durrësit

Tjetërsimi i pronave në bregdet ka çuar në pranga juristin i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Ai akuzohet se ka kryer praktikën e paligjshme të tjetërsimit me dokumente false të një parcele prej 2 mijë metrash tokë gjatë kohës që punonte në Kadastrën e Durrësit në vitin 2021.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"”, njofton Policia.

Përfitues sipas prokurorisë ka qenë biznesmeni Ilias Fisheku, i cili u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të implikuar në këtë rast.


Video