Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 4 të arrestuarit për zjarrin që shkrumboi pallatin te Farmacia 10 në Tiranë.
Konkretisht janë lënë në detyrim paraqitjeje, Enver Ademi, inxhinieri i kompanisë ndërtuese, Altin Furtuna, kontraktori që ka bërë fasadën, Agron Cara, administrator i pallatit dhe menaxherja e marketit nga ky dyshohet se nisën flakët. Të njëjtat masa kishte kërkuar edhe Prokuroria.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, policia ka dyshime të forta se zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë, është ndezur nga pakujdesia.
Dy të mitur, mendohet se hodhën një letër të ndezur në mesin e disa kartonëve të lënë poshtë pallatit nga një market, qëndrim ky i mbajtur edhe nga pala mbrojtëse në sallë.
Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.
DETYRIM PARAQITJE
Enver Ademi Inxhinieri i kompanisë
Altin Furtuna Kontraktori që ka bërë fasadën
Agron Cara Administrator i pallatit
R.S - Menaxhere e marketit