Zjarri në malin e Dukatit, niset helikopteri i FA-së për shuarjen e flakëve

20 July 2025, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në malin e Dukatit, niset helikopteri i FA-së për shuarjen
Dukat

Zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon edhe ditën e sotme.

Mëngjesin e sotëm forcave të Zjarrfikëses u është bashkuar edhe një helikopter i ministrisë së Mbrojtjes.

Helikopteri ka nisur që prej orëve të para të ditës të hedh ujë mbi vatrat e zjarrit.

Zjarri në Dukat mbetet aktiv prej gati 10 ditësh ndërsa është riaktivizuar sërish edhe pse u mendua se flakët u shuan përfundimisht 2 ditë më parë.

Zjarri ka djegur hektarë të tërë pyje me pisha ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për të shmangur përhapjen e tyre në drejtim të jugut, ku gjendet Parku i Llogorasë.


Video