Zjarr pranë një karburanti në Yzberisht

2 August 2025, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr pranë një karburanti në Yzberisht

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë një karburanti në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Nga pamjet dhe raportimet e para, shihet tym i dendur në ajër, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse flakët rrezikojnë karburantin apo objekte të tjera aty pranë.


Video