Zjarr në pyllin me pisha në Lagunën e Nartës

25 August 2025, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në pyllin me pisha në Lagunën e Nartës
Zjarr në Nartë

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.


Tym i dendur ka mbuluar zonën përreth, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe mjedisi përreth. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.


Video