Kërcënoi inspektorët e IMT-së duke u hequr si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

25 August 2025, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënoi inspektorët e IMT-së duke u hequr si shoferi i
Godina e SPAK

Policia e Tiranës ka arrestuar një persona në Tiranë, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme.

Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndërtuar pa leje një banesë.

Kur i kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas kryerjes së verifikimeve, ka rezultuar se R.I. nuk ka punuar asnjëherë në SPAK.

Pas konstatimit të objektit pa leje IMT-ja ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.


Video