Zjarr në një pallat në Tiranë

31 December 2022, 09:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat në Tiranë
Foto ilustruese

Tiranë | Rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video