Zjarr në masivin e gështenjave në Tropojë, rrezikohen edhe banesat (VIDEO)

1 November 2022, 22:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në masivin e gështenjave në Tropojë, rrezikohen edhe
Zjarr në masivin e gështenjave në Tropojë

Deputeti Isuf Çelaj ka bërë me dije në rrjetet sociale se zjarri ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen të Tropojës dhe po rrezikon edhe banesa.

Çelaj i bëri thirrje institucioneve që të ndërhyjnë me shpejtësi për të bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll.

“Sot një zjarr i madh ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen dhe po shkatërron tërësisht kurorën me pyjet e gështenjave, duke rrezikuar edhe banesat e banorëve të këtyre fshatrave që ndodhen në afërsi të këtyre masiveve! Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve duke filluar nga Bashkia, Prefektura si dhe Agjencia Shtetërore e Emergjencave Civile pranë Ministrisë Mbrojtjes! Thirrja ime shkon për këto institucione që të ndërhynë me shpejtësi për të bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll si dhe të hetohet shkaku i kësaj zjarrvënie”, shkruan në Facebook Isuf Çelaj.


Video