Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 40-vjeçar në kryeqytet ka gjetur vdekjen në një aksident në punë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "5 Maji", në një objekt në ndërtim e sipër në pronësi të firmës "Nela".
Policia bën me dije se kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, Vullnet Lala rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.