Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatinBestrovë.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një çift bashkëshortësh francezë, të cilët kanë qenë turistë duke lëvizur me biçikletë.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital, por mësohet se gruaja franceze nuk iu ka mbijetuar dot plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.