Zjarr në Kodrën e Krastës pranë linjave të tensionit të lartë në Elbasan

17 Qershor 2025, 15:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën me pisha në kodrën e Krastës në Elbasan.

Zona ku u përhap zjarri ndodhet në afërsi të linjave me tension të lartë 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV si dhe nënstacioneve përkatëse që përfshijnë pajisje dhe sisteme të rëndësishme për transmetimin e energjisë elektrike në vend.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse me mjete të posaçme, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë rekord duke shmangur kështu çdo dëm në nënstacione apo në linjat e transmetimit dhe në njerëz.

Autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të vlerësuar masat parandaluese të nevojshme në të ardhmen.

Video