I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti i PS-së paraqitet në GJKKO!

17 Qershor 2025, 14:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plarent Ndreca

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca është paraqitur në GJKKO në seancën e parë gjyqësore ndaj tij pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ligjvënësi socialist, i cili nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.

Plarent Ndreca, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe.


E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Video