Zjarr i madh në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, zjarrfikësit me pompa shpine dhe mjete rrethanore

18 August 2024, 08:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe
Zjarri në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, midis fshatrave Hormovë dhe Labovë.

Rreth orës 03:30 në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Një pjesë e grupit të ndërhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.


Video