
Një mesazh i mbërritur në redaksinë tonë mund të hedhë dritë mbi vendndodhjen e mundshme të Flamur Kolmarkut, ish-drejtuesit të lartë të Gardës së Republikës, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.
Sipas qytetarit që ka kontaktuar redaksinë, mëngjesin e djeshëm ai ka qenë në një plazh në Durrës, pranë lokalit “L’Avenir”, ku në një tavolinë afër ka vënë re një person që, sipas tij, i ngjante shumë Flamur Kolmarkut.
“Kam qenë në plazh në Durrës tek lokali L’Avenir dhe tek tavolina afër ishte një zotëri që ngjan me këtë në foto. Ishte vetëm. Nga foto ngjan shumë. Ka qenë rreth orës 10:00”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nëse personi i parë nga qytetari është vërtet Flamur Kolmarku.
Flamur Kolmarku, 55 vjeç, raportohet i humbur prej disa ditësh. Sipas familjarëve, ai vuan nga demenca dhe probleme të theksuara me kujtesën. Për çdo informacion mbi vendndodhjen e tij, familja ka vënë në dispozicion numrin e telefonit: +355 68 206 5729.