Zhduket 55-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

6 Qershor 2026, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ky është Flamur Kolmarku, 55 vjeç. Ai ka humbur prej ditës së djeshme.

Familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e tij, pasi kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme me familjen.

Familjarët bëjnë me dije se Flamur Kolmarku vuan nga demenca dhe ka probleme të theksuara me kujtesën, gjë që e bën të vështirë orientimin e tij dhe mund ta vendosë në rrezik teksa mjekët që e kanë trajtuar rekomandojnë se 55 vjeçari mund të ketë shkuar pranë zonave ku ka jetuar, si Mamurras, Rubik, Rrëshen (Kurbnesh), pasi sipas tyre në këto situata zgjohet kujtesa e fëmijërisë, ndërsa për herë të fundit raportohet të jetë parë në Bulqizë në drejtim të Burrelit.

Të shqetësuar për fatin e tij, familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë sa më shpejt me familjen.

Për çdo informacion, telefononi në numrin:

Familjarët kërkojnë që njoftimi të shpërndahet sa më shumë me shpresën se 55-vjeçari do të gjendet sa më shpejt dhe do të kthehet pranë të afërmve të tij.


Video