Protestuesi nga Prishtina: Kosova është me nënën Shqipëri, mos u dorëzoni

6 Qershor 2026, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mes mijëra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, fjalën e mori një protestues i ardhur nga Prishtina. 

Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos tërhiqen nga kauza e tyre dhe të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se qytetarët e Kosovës qëndrojnë në krah të atyre që protestojnë në Shqipëri.

“Kam ardhur nga Prishtina. Vetëm një lutje kam për ju: mos u dorëzoni. Rezistoni dhe do fitoni.

Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të turmës.

Prania e protestuesve nga Kosova është përshëndetur nga pjesëmarrësit. 


Video