
Efektivi i policisë Edison Adri del nga koma, gjendja shëndetësore paraqitet më e stabilizuar
Burime për Vox News nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur tre ditë më parë në Lozhan të Korçës, ka dalë sot nga gjendja e komës.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet më e stabilizuar krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Efektivi u plagos gjatë ngjarjes së ndodhur në Lozhan të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016