Momenti tensioni në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i heqin mikrofonin (VIDEO)

5 Qershor 2026, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës së zhvilluar sot pasdite para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve mori mikrofonin dhe përdori gjuhë fyese e ofenduese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Situata zgjati vetëm pak çaste, pasi pjesëmarrës të tjerë në protestën për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit, ndërhynë menjëherë duke i marrë mikrofonin dhe ndërprerë fjalimin e tij.

Pjesëmarrësit në protestë u shprehën se qëllimi i tyre është të përcjellin mesazhet e tyre përmes protestës dhe revoltës qytetare, por pa përdorur gjuhë fyese apo ofendime ndaj figurave politike.

Ngjarja nuk shkaktoi incidente të tjera dhe protesta vijoi normalisht pas ndërhyrjes së protestuesve.


Video