Jo vetëm në Tiranë, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan

5 Qershor 2026, 20:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta në Korçë

Mijëra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet protesta e radhës qytetare për Zvërneci.

Përpos se në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera.

Në Durrës dhe në Vlorë, dhjetëra persona kanë protestuar kundër projektit në Zvërnec.

Edhe protestuesit në dy qytetet bregdetare kanë zgjedhur të protestojnë me flamuj kuq e zi, duke mbajtur po ashtu pankarta në duar.

Në Korçë, të shumtë kanë qenë protestuesit kundër projektit në Zvërnec. Qindra qytetarë janë mbledhur në Zonën Këmbësore të qytetit. Ata kanë thirrur në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ndërsa, kanë mbajtur edhe një minutë heshtje në shenjë respekti për efektivin e vrarë një ditë më parë Enea Mekolli.

Protesta u shtri edhe në Elbasan. Edhe në këtë qytet, protestuesit kanë mbajtur flamuj kombëtar.


Video