Disa kuti dorëzimin e votës përmes postës janë dëmtuar apo shkatërruar plotësisht në disa qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Incidentet kanë ndodhur në Vankuver, Oregon dhe Portland, ku kutitë duket se janë djegur qëllimisht nga persona të paidentifikuar.
Në disa raste, autoritetet kanë gjetur një substancë djegëse të hedhur brenda kutive. Qindra vota që ndodheshin në këto kuti janë shkatërruar ose dëmtuar.
FBI-ja amerikane deklaroi se ka nisur hetimet lidhur me këtë incident, ndërsa autoritetet vendore u shprehën se stafi zgjedhor tashmë do të mbledhë më shpesh votat e hedhura në kuti, proces që më herët kryhej të paktën një herë në javë.
Kutitë e votimit me postë kanë qenë shpesh në qendër të debatit, teorive konspirative për manipulimin e zgjedhjeve në SHBA, si dhe në qendër të sulmeve nga ish-presidenti dhe kandidati aktual i republikanëve, Donald Trupm.