Zanati i tornitorëve po shuhet. Në uzinën e Autotraktorëve në Kombinat, Sefer Shkambi është nga të paktët mekanik profesionistë që vijon të punoj. Ndonëse ai ka dalë në pension, në vendin e tij nuk ka ardhur një specialist i ri për t'a zëvendësuar. Seferi punon me pasion, por i vjen keq që ky zanat nuk po përkrahet as nga të rinjtë e as nga shteti.
"Vazhdoj të punoj. Unë e kam mbushur moshën e pensionit, por për mungesë specialistësh dhe nevoja të brendshme të ndërmarrjes, e kam shtyrë pensionin. Këtu duhet të vijë brezi i ri që të punojë por ata nuk i afrohen fare. Kjo është një kritikë që duhet t'a bëjë shteti jo neve. Emigrimi sjell më shumë të ardhura se këtu. Unë nuk shoh dritë në fund të tunelit, pasi dhe gjendja këtu është siç e shihni"- tha ai për MCN.
Shumë uzina u shkatërruan pas viteve 1990. Të tjera u lanë të degradoninu, duke shkuar drejt rrënimit. Një industri aq e madhe e ngritur me mundin e shqiptarëve në kohën e diktaturës nuk u mbajt në këmbë nga asnjë qeveri pas viteve 90′. Me këto ndërmarrje u abuzua duke i shitur për skrap apo duke i privatizuar.