Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.
Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin Berat Beciri, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.