Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se nëse Beleri është kapur në flagrancë duke blerë vota, atëhere pse nuk është arrestuar edhe marrësi i parave.
Sipas tij, nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet kur ato ende s'janë bërë. Ai shton më tej se nëse kemi të bëjmë vetëm me premtim, atëherë duhej të arrestohej kryeministri i pari.
Manjani shprehet se mbi arrestimin e Fredi Belerit muk ka asnjë provë konkrete, ose të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Sipas tij, kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejrësia janë nën hyqmin e Edi Ramës
Reagimi i plotë:
Pra edhe është kapur në flagrancë, edhe është i dyshuar!!!
Nëse është kapur në flagrancë duke dhënë para, kujt ja dha ato para?!
Pse nuk është arrestuar në flagrancë edhe marrësi i parave?!
Sa para i dha?!
Ku janë paratë objekt krimi?!
Nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet, kur ata ende s'janë bërë?!
Pash zotin mos na thoni që e keni arrestuar tjetrin sepse ka premtuar!!! Se do duhet të arresoni "shefin" të parin për premtime!!!
Oooooo! Oooooo Policia Gjyqsore e Shtetit!
Me ç'urdhër pune justifikoni përndjekjen policore ndaj kandidatit?! Asnjë referencë. Thjesht ndlrhyrje abuzive.
Shiheni me vemendje se çfarë katastrofe janë letrat zyrtare me të cilat u ndalohen liritë njerëzve në këtë vend.
Letra që thonë u të fus brenda dhe pikë. Asnjë fakt, asnjë provë që të të kuptohet flagranca. Vetëm supozime e aludime pa kuptim.
E përsëris, pretendohet se është arrestuar në flagrancë! Por asnjë provë konkrete, ose të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Hiç!
****
Kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejrësia janë nën hyqmin e Edi Ramës.
Asnjë lidhje me pavarsinë politike, kushtetutën e ligjin!
***
Nëse do isha banor i Himarës do ta votoja Fredi Bejlerin.
