VIDEO-DENONCIMI: Vëllai i Safet Gjicit po blen vota me armë në brez, shoqërohen në Polici

12 Maj 2023, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Automjeti "G Class"

Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij, Qerim Halili, ku këtë të fundit e akuzojnë edhe për blerje votash.

Në një prononcim për mediat, ata kanë treguar edhe ngjarjen se si janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.

“Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër”, deklaruan banorët.

Në një video të publikuar nga JOQ shihet dhe automjeti tip "G Class" me të cilin po udhëtonte Lavdrim Gjici dhe Qerim Halili.


Policia ka bërë shoqërimin e mjetit, por edhe të personave të përfshirë në këtë incident zgjedhorë.

Pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm. Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy të afërmve të kërcënuar me armë para banesës së tyre.

Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës, situatë e cila mund të shkonte në përplasje mes palëve.

 

Video