DOKUMENTI/ Firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin: Dha para në këmbim të votave

12 May 2023, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTI/ Firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin: Dha para në
Fredi Beleri

Prokuroria e Vlorës ka fimrosur urdhër-arrestin për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Belerit, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Mbi të rëndon akuza për "Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim". 

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë”, thuhet në dokument.

Fredi Beleri u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me tre persona të tjerë: avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Bashkë me fredi Belerin, urdhër-arresti është lëshuar edhe për shoqëruesin e tij, Pano Kokoveshi.

Mësohet se avokati i Fredi Belerit ka hequr dorë nga çështja për të dëshmuar.

DOKUMENTI/ Firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin: Dha para në


Video