Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato, është vrarë me armë zjarri në Palermo.
Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.
“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”.
Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.
Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.
Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.