
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se në vazhdën e risive dhe në kuadër të shërbimit sa më cilësor për pacientët tanë, Intermedica hap Shërbimin e Alergologjisë në filialin Intermedica 9.
Në këtë shërbim do të ofrojë konsulta të specializuara Dr. Julijana Asllani ,mjeke Alergologe dhe Imunologe Klinike, me eksperiencë disa vjecare, e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve alergjike tek fëmijet dhe të rriturit.
Dr Julijana ka përfunduar ciklin e tretë të studimeve në Alergologji dhe Imunologji Klinike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Gjithashtu ka kryer nje specializim disa mujor për sëmundjet alergjike respiratore dhe alergjitë ushqimore në moshat pediatrike në Kliniken e Alergjisë, në Spitalin e Pergjithshëm te Pediatrisë P & A Kyriakou në Athinë.
Aktualisht kandidate për doktor shkencash pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Në shërbim të diagnostikimit sa më të saktë të patologjive të sferës së Alergologjise, mjekes I vijnë në ndihmë gama e gjerë e analizave dhe testet specifike të alergjisë , ndër të cilat mund të vecojmë panelet e alergjisë molekulare:
DPA-Dx Ushqimor
DPA-Dx Pollen
DPA-Dx Venom South Europe
DPA-Dx Insect Venoms 3, etj.
Përvec paneleve të alergjisë molekulare në laboratorin Intermedica testohen dhe panele të tjerë:
Mediterranean Inhalation (paneli inhalator)
Food IgE (paneli ushqimor)
Atopy Screen (kombinim inhalator dhe ushqimor)
Pediatric IgE (i përshtatur për fëmijët)
Gjithashtu në Intermedica 9 kryhet dhe Spirometria, një ekzaminim ambulatorik shumë I rëndësishëm në Alergologji, për testimin e funksionit pulmonar.
Patologjitë që diagnostikohen dhe trajtohen në këtë shërbim janë:
-Riniti Alergjik
-Astma bronkiale
-Alergjite ushqimore
-Alergjite medikamentoze
-Urtikaria
-Dermatiti atopik
-Dermatiti/Alergjite e kontaktit etj
Për informacione të mëtejshme dhe për rezervimin e konsultës , kontaktoni në numrin 0697044403.