Vrasja në Vaun e Dejës/ Pas sherrit në lokal, autori merr kallashnikovin dhe qëllon 51-vjeçarin (emrat)

23 August 2022, 07:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Vaun e Dejës/ Pas sherrit në lokal, autori merr
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.

37-vjeçari Alfons Palushani banues në fshatin Stajkë ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në lokalin e fshatit.

Pas sherrit 37-vjeçari ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar, Palushani e ka qëlluar me armë zjarri.

 


Video