Shoqërohej nga një djalë, 25-vjeçarja rrezikon mbytjen në pishinë në Linzë

22 August 2022, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoqërohej nga një djalë, 25-vjeçarja rrezikon mbytjen
Foto ilustruese

Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, një vajzë me iniciale E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë.

Ajo ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

E reja ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës dhe është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se një grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video