
Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy avionë amerikanë bombardues 'B-52' fluturuan dhanë spektakël mesditën e kësaj të hëne në qiellin e Tiranës. Qytetarë të shumtë ishin mbledhur mbi sheshin "Skënderbej" për të parë nga afër shfaqjen e dy avionëve, ndërsa e pranishme ishte edhe Yuri Kim.
Avionët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, kanë fluturuar përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.
Për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryeministri Edi Rama organizoi një koncert të madh në sheshin ‘Skëndërbej’ rreth një muaj më parë. Ndërsa u kremtua edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922.