
Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit hynë në Shqipëri me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit kishte dy fishek model 5.56mm.
Sipas Report Tv nuk dihet ende origjina e fishekëve, pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.
33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23-vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjecari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.
Detaji që ka shtuar dyshimet për rusët është se të tre edhe pse si të panjohur kanë kryer komunikime të shpeshta në aplikacionin Telegram dhe në Instagram.
Ata kane edhe një grup në të cilin flasin dhe janë gjetur komunikime të cilat dyshohet se japin informacione, cka zbulojnë se marrin edhe direktiva nga eprorët e tyre.
Sipas verifikime dhe grupit hetimor, grupi që kanë në Telegram përkthehet në shqip "turizmi urban".