Vrasja në Memaliaj/ Policia jep detajet: Viktima humbi jetën rrugës për në spital. I plagosur vëllai i autorit

21 Prill 2026, 22:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku pas një konflikti, shtetasi Donald Nela, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Dali Nela, 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

 


Video