Skandali me emërimet në Doganën e Përgjithshme/ Denoncim në VoxN...
8 Maj, 12:58Fokus
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 33-vjeçari Endri Goxhaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, i cili ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori me inicialet D.N.
Krimi ka ndodhur para lokalit të shtetasit S.K, afër qendrës së Memaliajt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili vrasjes është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.