Vrasja e tri grave, Erion Braçe i ashpër: Gjyqtari që vendosi për Dan Hutrën e ka kaluar vettingun me ndërhyrje…

2 March 2023, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e tri grave, Erion Braçe i ashpër: Gjyqtari që vendosi
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me tone të forta lidhur me vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Braçe u shpreh se gjyqtari që vendosi për Dan Hutrën e ka kaluar vettingun me ndërhyrje nga të dyja palët, majtas dhe djathtas.

Braçe tha se ky gjyqtar e ka bazuar vendimin e tij mbi arsyetimin se “ka pak klasë shkollë dhe nuk kupton normat e familjes dhe shoqërisë, si dhe se ka kanosur me fjalë dhe jo me vepra”.

“Është tmerr që ai njeri ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Por lexoni çfarë thotë gjykatësi: ‘Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra’. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vettingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.


Video