Vrasja e 3 grave, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh

2 March 2023, 17:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e 3 grave, protestë para Ministrisë së
Protesta

Dhjetra vajza dhe gra janë duke zhvilluar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, pas masakrës së djeshme ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

"Drejtësi për gratë e vrara" është thirrja e protestueseve, teksa pretendojnë se krimi i djeshëm mund të ishte shmangur dhe shtruan një sërë pyetjesh pse Dan Hutra ishte i lirë, pas krimeve që kishte kryer.

Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë

"Nuk është krim pasioni, është femicid" është një prej parrullave, teksa një tjetër ishte dhe për shkesin ku shkruhej: "Shkesit, këpucët apo prangat"

"Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një nga protestueset.

"Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq"-thotë një prej aktivisteve. 

"Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez."-thotë një tjetër.


Video