Vrasja e të riut në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze, dëshmia: Nuk i kam parë veprimet e Axelit

21 April 2023, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e të riut në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze,
Ensi Maze dhe Stiven Toshkësi

Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer nga Hollanda, aty ku studionte, dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkësit.

Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht e se nuk ka parë veprimet që kreu miku i tij, Axel.

“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Maze akuzohet për veprën penale 'vrasje e kryer në bashkëpunim'.

 


Video