Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja

5 Shkurt 2026, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi duke miratuar vendimin e Apelit të Posaccëm të datës 15 nëntor 2023.

Gjykata e Apelit Antikorrupsion dënoi me burg përjetë Ardjan dhe Florenc Çapjan ai dhe Jorgo Lekun për vrasjen e dyfishtë të babë e birë në vitin 2012.

Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

I gjithë grupi u shpall fajtor për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

Ardjan Çopja (Çapja) dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në dekadën e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.


Video