Vrasja e Martin Canit, Rama: Po mendojmë mbylljen totale të "TikTok" dhe "Snapchat"

20 Nëntor 2024, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Rama: Para dy ditësh i madh dhe i vogël është tronditur nga vrasja e një 14-vjeçari. Përpjekjet tona nga rritja e fëmijëve sfidohen nga rrjetet sociale.

Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura për këto çështje.

Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme për ndalimin e llogarive online në rrjetet sociale.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim dhe ne në drejtimin e vendosjes së filtrave, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në Republikë. Kemi vendosur që këtë dilemë ta vendosim për diskutim në të gjithë komunitetin e prindërve.

 

Video